Transmetuar më 11-08-2017, 18:29

Fitime marramendëse! Forbes ka zbuluar listën e DJ-ve më të paguar në botë dhe do të çuditeni nga fitimet që kanë.

Në këtë listë janë padiskutim emrat më të njohur, duke filluar nga Calvin Harris, Tiesto, Martin Garrix, Skrillex, etj.

Për të pestin vit radhazi, kjo listë kryesohet nga Calvin Harris me një fitim prej  48.5 milion dollarësh.

Edhe pse me më shumë vite mbi supe dhe në profesion, holandezi Tiesto renditet i dyti me një fitim prej 39 milion dollarësh duke lën pas surprizën e vitit që lamë pas, Chainsmokers që mbyll podiumin me një fitim prej 38 milion dollarësh.

Dj më i mirë i vitit që lamë pas, Martin Garrix, renditet në vendin e 9-të me 19.5 milion dollarë fitime, dhe sipas Forbes në këtë renditje paraqiten fitimet e secilit Dj nga korriku 2016 dheri në qershor 2017, duke mbledhur statistika nga Nielsen, Pollstar, Bandsintoën dhe Songkick.

Ja lista e plotë:

1. Calvin Harris ($ 48,500,000)

2. Tiesto ($ 39,000,000)

3. Chainsmokers ($ 38,000,000)

4. Skrillex ($ 30,000,000)

5. Steve Aoki ($ 29,500,000)

6. Diplo ($ 28,500,000)

7. David Guetta ($ 25,000,000)

8. Marshmello ($ 21,000,000)

9. Martin Garrix ($ 19,500,000)

10. Zedd ($ 19,000,000)