Transmetuar më 11-08-2017, 16:16
Publicitet

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, për Kolonel Bajram Rushit Begaj, me detyrën “Shefi i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT”, që t’i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Dekret për dhënie grade madhore

Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH ”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

Dekretoj

Neni 1 Kolonel Bajram Rushit BEGAJ me detyrë “Shefi i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. i Dekretit 10595 Tiranë, më 11.08.2017

Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Loading...