Transmetuar më 11-08-2017, 15:41

Ndoshta sapo kemi zbuluar ftesat dhe bashkë me to datën e dasmës së Besit dhe Xhensilës.

Dihet që ata do të martohen në fillim të shtatorit dhe do të organizojnë dy dasma dhe kur artizania e njohur e ftesave, Olga, publikon në profilin e saj disa ftesa me nistoret Xh dhe B dhe datën 1 shtator nuk kemi si të rezistojmë pa menduar që janë ftesat e çiftit.

Në foto shfaqen zarfet që kanë një pamje klasike dhe luksoze. Në ta janë shkronjat Xh dhe B, data 1 shtator dhe disa trëndafila, të gjitha në flori.

Ngjyra e artë mesa duket ka qenë zgjedhja e çiftit të njohur për ftesat, të cilat duhet theksuar se duken mjaft elegante dhe të bukura.

Tashmë ato janë gati për t'u shpërndarë, të shohim nëse ndonjë i ftuar VIP do e ndajë kur t'i mbërrijë në dorë që të vërtetohet plotësisht që XH-ja dhe B-ja, janë Xhensila dhe Besi.