Transmetuar më 11-08-2017, 15:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Valias i Ri në kryeqytet, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri për pronën.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se dy persona H.Sh., 59 vjeç dhe D.Sh., 34 vjeç, (babë e bir) banues në Valias i Ri kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup 55 vjeçarin me inicialet N.LL., banues po në këtë fshat.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 10:20, ndërsa dy autorët e dyshuar të dhunës janë arrestuar sot nga policia.

Lidhur me rastin materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/