Transmetuar më 11-08-2017, 14:49

Një vajzë e re në Sharrë rezulton e zhdukur. Ka qenë halla e saj, ajo që ka bërë denoncim në polici, duke kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e së mbesës.

B.T., 38 vjeç, është paraqitur në polici ditën e djeshme, duke denoncuar se mbesa M.T., 22 vjeçe është zhdukur pa gjurmë nga banesa.

E shqetësuar për atë që mund t’i ketë ndodhur të mbesës, ajo ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e 22 vjeçares.

Pavarësisht kërkimeve të saj tek të afërmit apo shoqet e saj, e reja nuk dihet se ku është, duke u shprehur e shqetësuar për fatin e të mbesës.

Lidhur me denoncimin e 38- vjeçares, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e së resë.  Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. /b.l/noa.al/