Transmetuar më 11-08-2017, 14:40

Një burrë në Vorë, e ka gjetur veten të arrestuar pas denoncimit të bërë ndaj tij nga nusja e djalit. E.H., 20 vjeçe u paraqit në polici këtë të enjte duke akuzuar babanë e të shoqit për vepra të turpshme ndaj saj dhe ngacmim seksual.

E reja tha para uniformave blu se vjehrri ka përfituar nga rasti kur ishin vetëm në shtëpi, për t’u afruar drejt saj për ta prekur në vendet intime.

Për shkak se çështja është ende nën hetim nuk bëhen me dije më shumë detaje nga ngjarja dhe as nëse ngacmimi seksual është i përsëritur.

Ndërkohë pas denoncimit të së resë, e cila tha se bëri rezistencë ndaj babai të të shoqit, u bë arrestimi i 59-vjeçarit F.H., nën akuzën e ngacmimit seksual.

Ngacmimi seksual- Kryerja e sjelljeve me natyrë seksuale, që cenojnë dinjitetin e një personi, me çdo mjet ose formë, duke krijuar një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.” /a.y/noa.al