Transmetuar më 11-08-2017, 14:16
Publicitet

Valon Behrami zbulon tatuazhin e tij të ri.

Mesfushori i Watford, ka bërë tattoo pothuajse gjithë këmbën e tij të djathtë, me një dizajn shumë prekës, duke pasqyruar në të gjenocidin serb ndaj Kosovarëve.

32-vjeçari ka lindur në Mitrovicë, por luan me Përfaqësuesen e Zvicrës, megjithatë mesa duket, Behrami nuk është nga ata persona që e harrojnë origjinën e tyre apo dhe atë çfarë kanë kaluar kosovarët vite më parë.

Pasi prindërit e tij humbën punën, familja e Behramit u largua për në Canton Ticino, vend në Zvicrën Jugore, në vitet 1990, teksa në vitin 1998 morën leje qëndrimin e përkohshëm.

Një foto vlen sa 1000 fjalë, dhe këto që tregojnë tatuazhin e Behramit, vlejnë shumë herë më shumë.

Loading...