Transmetuar më 11-08-2017, 14:01

Deputeti socialist Erion Braçe shpërthen keq ndaj situatës së zjarreve që kanë përfshirë vendin tonë.

Në një status të tij në Facebook, ai shkruan se “qelbësirat” i’a arritën që situata e zjarreve të transmetohet në gjigantin amerikan CNN.

“Bravo qelbësira! Ja dolët të jeni në CNN si pirromanë, me veprat tuaja! Shikoni, ky vend do vijojë të digjet dhe jo prej motit!”, shkruan ai.

Më tej Braçe shton se ky vend do vijojë të digjet, prej çdo qelbësire që shkrepësen e ka hobi, sport apo argëtim; apo më keq sipas tij, e ka shfryrje mendore apo biologjike, fryrë prej çdo gjëje që jeton apo donte të jetonte dhe se arrin dot.

Deputeti socialist deklaron se edhe me keq se kaq, e ka nxitje nga çdo tellall i zi politik që e mallkon këtë vend çdo ditë, madje uron që të shkoje keq e më keq; “flakë e hi, i zi, e përkthen ai-pirromani!!”

Por ai shpreh bindjen se vendin do vijojë të digjet prej mendjes e mendedisë, “Unë, Ai, Ne, Ata e dogjën, Ti-Shteti e ke për detyrë ta shuash!! Kush e mendon shtetin të tillë, natyrisht zjarr do ndezë e zjarrin si politikë do përdorë!!” /a.y/noa.al