Transmetuar më 11-08-2017, 13:50

Kryedemokrati Lulzim Basha kujtoi një ditë më parë vrasjen e shkrimtarit Havzi Nela. Ai shsprehej në postimin e tij në Facebook se 29 vjet më parë, kur Europa kishte nisur të çlirohej nga robëria komuniste dhe perdja e hekurt e izolimit po binte kudo, regjimi gjakatar shqiptar vrau Havzi Nelën, poetin që guxoi t’i thurte vargje lirisë.

Basha thotë se jetën e poetit nuk e kursyen as intelektualët e regjimit të cilët me zellin e shërbëtorit u bënë edhe më mizorë se xhelatët të cilëve u shërbenin.

Pikërisht ky postim ka sjellë edhe reagimin e ish-kryetares së AMA-s, Endira Bushatit e cila shaprhet e habitur që në vitet e kaluara sipas saj Partia Demokratike ka pasur si refren të saj përmendjen e emrit të Kristaq Ramës si firmëtar i vrasjes së tij.

Siç shkruan Bushati në postimin e fundit të Bashës ai jo vetëm që nuk e përmend këtë emër, por madje me interpretimin e tij kreu i PD e cilëson dhe si "intelektual i kohës"……

"Jetën e poetit nuk e kursyen as intelektualët e regjimit të cilët me zellin e shërbëtorit u bënë edhe më mizorë se xhelatët të cilëve u shërbenin”, shkruante Basha.

Statusi i plotë i Endira Bushatit

Lexova sot statusin në facebook të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi Havzi Nelën, poetin e vrarë 29 vite më parë nga regjimi komunist….

Ka qenë refren i Partisë Demokratike ndër vite përmendja e emrit të Kristaq Ramës si firmëtar i vrasjes së tij….

Sot, në statusin e Bashës, ky emër "harrohej"….. Madje, madje, me interpretim cilësohej dhe si "intelektual i kohës"……

"Jetën e poetit nuk e kursyen as intelektualët e regjimit të cilët me zellin e shërbëtorit u bënë edhe më mizorë se xhelatët të cilëve u shërbenin”.

Eh…sa "çun i mirë" që është…. 17-18 Maji, kjo mesnatë e lavdishme…. (P.S. Shihni ndryshimin me statusin e Doktor Berishës). /b.l/noa.al/