Transmetuar më 11-08-2017, 13:15

Një aksident i ndodhur në Rusi është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Por këtë herë nuk është aksidenti fokusi kryesor.

Një person që po i jepte  makinës është bllokuar vazhdimisht nga një qen, duke ia bërë “të vështirë” lëvizjen.

Por në fakt, me sa duket qeni kishte një “mesazh” për të ndaj edhe nuk e linte të kalonte duke i dalë para makinës dhe duke lehur pa pushim.

Personi në video nuk ia vuri veshin kafshës dhe siç e tregon edhe videoja, pak më tutje ai pëson aksident.