Transmetuar më 11-08-2017, 12:46

Ky është momenti kur një skaf i mbushur me emigrantë klandestinë afrikanë zbarkon në një plazh spanjoll përpara turistëve të shokuar.

Pamjet tregojnë emigrantët teksa kërcejnë prej skafit të zi në plazhet e Kadizit në jug të Spanjës.

Ata arritën të largohen nga plazhi përpara se autoritetet të mbërrijnë.

Incidenti u regjistrua të mërkurën pasdite. Carlos Sanz, që bëri videon, tha se grupi u zhduk përpara se policia të mbërrinte.

Mijëra persona nga Afrika vazhdojnë të mësyjnë Europën.

Kjo zonë në Spanjë mbetet një nga pikat hyrëse. Shumë emigrantë mbyten pa ia dalë të mbërrijnë në brigje.