Transmetuar më 11-08-2017, 12:31

Ilva Tare në pritjen e saj të ëmbël është duke shijuar disa ditë pushimesh në buzë të detit, në ajrin plot jod, teksa është në javët e fundit të shtatzënisë.

Ajo lind në fund të shtatorit dhe mesa duket ky është udhëtimi i fundit para lindjes së bebit.

I ka merituar plotësisht ca pushime Ilva Tare, që, shtatzënë, ka drejtuar një sezon shumë intensiv të Tonight për muaj me radhë, përfshirë edhe ditët e fushatës dhe zgjedhjeve të përgjithshme.

Tashmë duket se mamaja e Melody-së, që shumë shpejt do lindë edhe djalin, po shijon ca ditë pushime dhe me ç’kuptohet ka zgjedhur të udhëtojë jashtë Shqipërisë.

Pasi përballoi sezonin e ngarkuar, bebi po përballon edhe fluturimet e mamit. Një shtatzëni vërtet e mbarë! Urojmë kështu të jetë edhe djali.