Transmetuar më 11-08-2017, 12:13

Një grua mbeti e shokuar nga ajo që pa në një fast food, ku bleu një hamburger.

Ngjarja e shpifur i ndodhi një gruaje australiane në Maryborough këtë të martë, e cila mbeti e tronditur pasi gjeti krimba të gjallë brenda një hamburgeri që bleu i biri në Mc Donald’s.

Emmii Mchugh nuk ngurroi të publikojë fotografi dhe video në Facebook, të asaj që do të ishte dreka e djalit të saj 3 vjeç, por që nuk e hëngri.

Pasi porositi paninen gruaja e hapi kutinë dhe filmoi me telefon hamburgerin e mbushur me krimba.

Gruaja tha se ju shpif ushqimi, ndërsa denoncoi me video gjithçka, ndërsa hamburgerin e ngriu, me shpresë që dikush do i bëjë analizat përmbajtjes dhe përveç dëmshpërblimit, të kërkojë dhe ndjesë. /a.y/noa.al