Transmetuar më 11-08-2017, 11:26

Gjetën vdekjen teksa po konsumonin darkën në ballkon dhe për ditë të tëra vdekja e dy miqve francezë Olivier Boudin, 38 vjeç dhe Lucien Perot 69 vjeç, mbeti e veshur me mister.

Shkaqet e vdekjes u zbuluan nga autoritetet vetëm pas autopsisë që i’u bë trupave. Ata u gjetën të pajetë, në fillim të muajit gusht në tavolinën ku po hanin darkën, pa asnjë shenjë dhune në trup apo dëmtimi.

Autopsia zbuloi se Lucion kishte konsumuar alkool, por në fakt kishte vdekur i mbytur me një copë mishi, të cilën nuk e kishte përtypur mirë për shkak se i mungonin disa dhëmbë.

Ndërkohë Olivier Boudin, humbi jetën për shkak të një ataku kardiak, dyshohet nga shqetësimi, kur pa mikun e tij duke u mbytur. Trupat e pajetë u gjetën pranë tavolinës nga një fqinje e tyre ndërsa pjatat ishin të mbushura me djathë dhe mish si dhe kishin verë përpara. Olivier u gjet i shtrirë përtokë, ndërsa Lucien i ulur në karrige, shkruan noa.al.

Gruaja i pa në mëngjes dy trupat por mendoi se i kishte zënë gjumi pas darkës ku kishin konsumuar alkool dhe nuk u shqetësua. Por kur pasdite i pa sërish në të njëjtin pozicion, kuptoi se diçka nuk shkonte. Ajo lajmëroi ndihmën e shpejtë, por për ta ishte tepër vonë. /a.y/noa.al