Transmetuar më 11-08-2017, 10:58

Një nënë e re vendosi të flasë për një aksident rrugor të ndodhur dy vite më parë, ku mbeti e plagosur rëndë.

Bëhet fjalë për 33-vjeçaren amerikane Audra Tatum, e cila pësoi fraktura të rënda në pjesën e këmbëve, të cilat me shumë mundësi nuk do i pësonte, nëse do të qëndronte në pozicion tjetër në makinë.

Gruaja në momentin e aksidentit, kur makina e drejtuar nga i shoqi u përplas me një mjet tjetër, i kishte vendosur këmbët në kroskot.

Në makinë me çiftin ishte edhe vajza 10-vjeçare e tyre. Burri dhe vajza dolën praktikisht të palënduar nga aksidenti, ndërkohë gruas i shkoi shumë më keq.

Audra nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë airbagu që u hap i shtyu këmbët e saj drejt fytyrës duke i shkaktuar një sërë frakturash, edhe në fytyrë, shkruan noa.al.

Këmbët u thyen në katër vende, duke bërë që gruaja t’i nënshtrohet operacioneve për të vendosur vida në mënyrë që të mund të ecte sërish.

Ajo e ndau historinë e saj këto ditë gushti pas një kalvari të gjatë mundimesh, në mënyrë që t’iu bënte të ditur të gjithëve se çfarë rrezikohet duke qëndruar në atë mënyrë në makinë.

“Nëse udhëton me këmbët në kroskot dhe përfshihesh në aksident, mund ta pësosh si ynë”, tregoi gruaja në Facebook, e cila u dërgua në spital vetëm pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. /a.y/noa.al