Transmetuar më 11-08-2017, 09:11

Loja më e shpeshtë mes fëmijëve u kthye në një tragjedi të vërtetë në Wisconsin, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një fëmijë 10-vjeçar vrau aksidentalisht vëllanë e tij 14 vjeç, teksa po loznin “hajduti dhe polici”.

Siç transmeton CNN, dy fëmijët së bashku me një vëlla tjetër të tyre, po luanin me një pushkë që ishte në  banesë, e cila nuk kishte karikator.

Më i vogli i vëllezërve shkrepi armën, pa e ditur se një plumb kishte mbetur në gojën e saj, duke vrarë vëllanë e madh.

Autoritetet deklaruan se arma mbahej me leje nga babai i fëmijëve, por se gjithçka ndodhi këtë të mërkurë, teksa fëmijët po loznin ndërsa prindërit nuk ndodheshin në shtëpi. /a.y/noa.al