Transmetuar më 10-08-2017, 23:16

Grupi i njohur muzikor shqiptar nga Maqedonia, “Elita 5” ka bërë një motivim publik për skuadrën e Shkëndijës para përballjes me Milanin.

Solisti i grupit, Arif Ziberi, i ka dërguar një mesazh klubit tetovar, ku i kërkon që të bëjë krenar të gjithë shqiptarët.

Nëse Shkëndija kualifikohet në përballjen me Milanin, skuadra do të bëhet pjesë e fazës së grupve në kompeticionin e Ligës së Europës.

Mesazhi i Arif Ziberit në Facebook:

“Djema, prej vitit 1979, data e 17 gushtit do të jetë dita në të cilën do e bëni krenar vetën dhe gjithë Shqiptarinë. Atë ditë, nuk ka as fitore as humbje. Atë ditë luhet për ta mbrojtur nderin e shqipes dhe për ti treguar botës se ky popull i Kastriotit, zemrën luftarake di ta shfaqë edhe në fushën e futbollit. Gjithmonë me ju. Elita 5”./a.k/noa.al/