Transmetuar më 10-08-2017, 19:24

Media të ndryshme kanë shkruar sot për përfshirjen e aktorit Gazmend Paja në një grindje të rinjsh në plazh, bazuar në një video amatore të mbërritur në redaksinë e konica.al, por kjo mesa duket nuk ka qenë e vërtetë.

Paja ka thënë për gazetën Panorama që ai nuk është përfshirë në asnjë grindje, por ka ndërhyrë për të ndaluar konfliktin e dy grupeve.

“U zunë dy grupe me njëri-tjetrin dhe unë u gjenda aty dhe i ndava, kaq. Nuk më kanë shoqëruar në polici, siç shihet edhe në video unë iki.

Unë u futa që i ndava grupet. Mirësinë time e kanë shfrytëzuar”, shprehet aktori ndërkohë që konfirmon se sherri ka ndodhur për një motor uji.

“Unë kam një biznes këtu në Dhërmi, dhe i pashë nga tarraca e biznesit tim, dhe duke qenë se i njihja të dyja grupet shmanga një idiotësi”, ka përfunduar ai.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të qetësuar situatën mes të konfliktuarëve. /b.l/noa.al/