Transmetuar më 10-08-2017, 18:51

Në vijim të postimeve në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme pasqyrën dhe raportin e dëgjesave për qarkun e Korçës.

Kërkesat kryesore të banorëve të Korçës kishin të bënin me infrastruklturën, shërbimin ndaj qytetarit në administratë apo spitale, etj.

Përmes postimit të tij në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka ftuar korçarët të japin sugjerimet e tyre për gjërat që mungojnë në këtë raport e që mund të shërbejnë në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Statusi i plotë

RAPORTI JUAJ.

Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Korçë.

Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Korçës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport. Faleminderit.