Transmetuar më 10-08-2017, 18:36

Një vajzë 28-vjeçare italiane ka humbur jetën pasi është goditur nga treni në rajonin e Foggia-Termolit.

Viktima Dalila Iafelice kishte tentuar të kalonte binarët pasi kishte humbur qenin e saj i cili ishte arratisur.

Por mesa duket ajo nuk e ka kuptuar që treni po afrohej dhe është goditur në momentin që ka qenë duke ecur.

Nga ajo që shkruajnë mediat e vendit fqinj, vajza në fjalë ka qenë shumë e njohur për dashurinë e saj për kafshët dhe të drejtat e tyre.

Për pak orë lajmi për vdekjen e saj është shpërndarë gjithandej në rrjete sociale.

Miqtë e saj kanë bërë me dije se ajo kishte plane për të blerë një shtëpi dhe të martohej, por mesa duket ëndrrat i janë shuar në mes.