Transmetuar më 10-08-2017, 17:21

Pak minuta me parë ish- banorja e Big Brother Fjori ka dhënë lajmin se nuk është më çift me Olsin.

Pavarësisht se po përflitej prej disa ditësh që ata nuk ishin bashkë, Fjorentina ka zgjedhur që të japë lajmin jo të mirë për fansat nëpërmjet një postimi në Instastory.

“Të dashur miq, me keqardhje ju them që unë dhe Olsi nuk jemi më bashkë. Po shkruaj dhe po deklaroj sepse duke qenë se juve keni qenë ata që na keni mbështetur këtë kohë dhe keni pasur besim tek unë dhe tek ai. Faleminderit për çdo gjë”, ka shkruar ajo. 

Kur kanë kaluar vetëm pak minuta nga postimi i Fjorentinës, ka ardhur dhe reagimi i Olsit.

Edhe ai ka zgjedhur Instagramin për të konfirmuar ndarjen e tyre. Ndryshe nga ish- partnerja e tij, e cila është treguar paksa më e ftohtë, Olsi i ka uruar Fjorit gjithë të mirat, e ndërsa ka sqaruar se motiv i ndarjes së tyre nuk ka qenë “një person i tretë”.  

“Falënderoj të gjithë fansat për mbështetje. Në jetë jo të gjithë njerëzit janë njësoj dhe mendojnë ose dashurojnë njësoj... Të paktën pranoj realitetin.

Gjithsesi i uroj më të mirat e kësaj bote kudo që të jet dhe do jem aty kur të kesh ndonjë problem, unë do jem i pari... uroj të jesh mirë gjithmonë.

Nga ky moment unë dhe Fjori nuk jemi më bashkë. Sa për sqarim nuk ka lidhje se është dikush në mes, por thjeshtë disa mosmarrëveshje me njeri-tjetrin na bën të marrim këtë vendim", shkruan Olsi. /b.l/noa.al/