Transmetuar më 10-08-2017, 17:07

-Të ardhurat neto nga interesi rriten me 1.3 përqind nga viti në vit në 1,588 milion Euro (pro forma e Q1/2016: 1,567 milion Euro)

-Shpenzimet operative rriten me 5.2 përqind në 2,597 milion Euro ( pro forma e Q1/2016: 2,469 milion Euro)

-Shpenzimet e përgjithshme administrative rriten me 2.1 përqind në 1,573 milion Euro ( pro forma e Q1/2016: 1,541 milion Euro)

-Provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija ulen 81.1 përqind në 76 milion Euro (pro forma e Q1/2016: 403 milion Euro)

-Fitimi përpara tatimit rritet 79.1 përqind në 849 milion Euro (pro forma Q1/2016: 474 milion Euro)

-Fitimi mbas tatimi rritet 121.1 përqind në 656 milion Euro (pro forma eQ1/2016: 297 milion Euro)

-Fitimi i konsoliduar rritet 149.1 përqind në 587 milion Euro ( pro forma e Q1/2016: 236 milion Euro)

-Raporti i kredive me probleme ulet me 1.3 pikë përqindje në 7.3 pike përqind krahasuar me fundin e vitit 2016(pro forma)

-Raporti CET 1 (përkohëshëm) rritet 0.3 pikë përqindje në 12.9 përqind krahasuar me fundin e vitit 2016 (pro forma)

-Raporti CET 1 (përfundimtar) rritet 0.4 pikë përqindje në 12.8 përqind krahasuar me fundin e vitit 2016 (pro forma)

-Fitimi për aksion rritet në 1.79 Euro (pro forma e Q1/2016: 0.72 Euro)

Të gjitha shifrat janë të bazuara në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).

QĂ« nga Janar 2017, biznesi i RZB Ă«shtĂ« plotĂ«sisht i pĂ«rfshirĂ«. Shifrat aktuale tĂ« RBI-sĂ« i referohen BankĂ«s sĂ« Bashkuar; nĂ«se nuk specifikohet ndryshe, tĂ« dhĂ«nat historike pro forma  bazohen nĂ« BankĂ«n e Bashkuar (duke konsideruar bashkimin).

Në gjysmën e parë të vitit 2017, Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka gjeneruar një fitim të konsoliduar prej 587 milion Euro.

"Ne jemi shumĂ« tĂ« kĂ«naqur me rezultatin tonĂ« gjysmĂ«vjetor. Ne tani korrim frytet e programit tonĂ« tĂ« transformimit. Ne nuk mbĂ«shtetemi prapa, por punojmĂ« intensivisht pĂ«r ta bĂ«rĂ« RBI-nĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r moshĂ«n dixhitale ", tha Johann Strobl,  Drejtor i PĂ«rgjithshĂ«m i RBI-sĂ« .

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, të ardhurat neto nga interesi u rritën me 1 përqind, ose 21 milion Euro, në 1,588 milion Euro krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2016.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet e përgjithshme administrative u rritën nga 32 milion Euro në 1,573 milion Euro, kryesisht për shkak të efekteve të monedhës. Raporti kosto / të ardhura u përmirësua nga 1.8 pikë përqindje në 60.6 përqind, kryesisht për shkak të të ardhurave më të larta operacionale.

"Ne performojmë mirë në të gjitha segmentet tona. Jam veçanërisht i kënaqur me kontributet e fitimit solid nga Hungaria dhe Ukraina. Ne po shohim tashmë sukseset e para të programit tonë të përmirësimit të strukturës në Poloni, " tha Strobl.

Raporti i kapitalit total (përfundimtar) prej 17.4 përqind

Bazuar në rrezikun e përgjithshëm, raporti i kapitalit tier 1 (përkohëshëm) ishte 12.9 përqind më 30 qershor 2017 dhe raporti i kapitalit total (përfundimtar) ishte 17.5 përqind.

Provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija poshtë me 81 përqind

Provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija ranë 81 përqind në total nga viti në vit, ose 327 milion Euro, në 76 milion Euro.

"Zhvillimi i fortë i qëndrueshëm ekonomik në EQL ka kontribuar dukshëm në rritjen e kostove të riskut tonë edhe më mirë nga sa pritej. Për më tepër, strategjia jonë për shitjen në mënyrë selektive të kredive me problem po shkon mire,” tha Strobl.

***

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofronë sherbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve,gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.

Në total, afërsisht 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.5 milion klientëve nëpërmjet 2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lirë.

Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI  Ă«shtĂ« institucioni qĂ«ndror i bankave Raiffeisen nĂ« rajon dhe  institucioneve tĂ« tjera tĂ« lidhura me kreditimin dhe bĂ«n shĂ«rbime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« kĂ«tĂ« funksion.

Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:

Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]) ,ose Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected]) http://www.rbinternational.com