Transmetuar më 10-08-2017, 14:28
Kamela Islamaj është një prej këngëtareve me zë unik dhe ndër më të pëlqyerat e muzikës live.
Por ndërsa në skenë ajo shkëlqen gjithmonë, për jetën e saj private është treguar mjaft e rezervuar.
Ajo ka një stil unik veshje, por asnjëherë nuk e ka tepruar me zhveshjen, duke ruajtur një profil serioz.
Ditën e sotme ajo ka bërë një lëshim duke publikuar një fotografi me bikini nga plazhet e jugut.
“Jeta ta shpif në plazh”, shkruan ajo me të qeshur në Instagram, si diçiturë të fotografisë.
Por më shumë se komenti, ra në sy trupi “bishë” i këngëtares, e cila shihet në top formë dhe mjaft e tonifikuar. /a.y/noa.al