Transmetuar më 10-08-2017, 11:11

“Ndihem sërish femër”. Kështu shkruan aktorja Shannen Doherty, duke publikuar në Instagram një fotografi me prerjen e flokëve alla “sexy Parisian”, siç shkruan ajo vetë.

Kështu e quan modelin e ri të flokëve, pas mbirjes së tyre, pas dy viteve ciklesh kimioterapie si pasojë e tumorit nga i cili u prek.

Aktorja e cila fitoi famë nga roli i Brendës në serialin “Beverly Hills, 90210”, lajmëron se është kthyer në punë dhe po xhiron serialin “Heathers”.

“Tani është momenti i pritjes”. Kështu shkroi pak kohë më parë Shannen, duke lajmëruar se ka përfunduar ciklet e kimioterapisë dhe radioterapisë, të nisura thuajse dy vite më parë.

Për aktoren e njohur, përfundon kështu një kapitull i dhimbshëm dhe i trishtë, por edhe fillimi i një tjetri, siç shkruan vetë ajo.

“Është momenti i pritjes, pritjes së rezultateve të analizave, për të kuptuar nëse jam pastruar ose jo. Pritje për të rinisur. Mendoj se kur dikush preket nga kanceri, është gjithmonë në pritje të diçkaje. Dhe për gjithë ata që janë të sëmurë, pres me ju…”, shkroi aktorja. /a.y/noa.al