Transmetuar më 09-08-2017, 23:11

Në Indi, lopa është e shenjtë dhe vendi i dytë më i madh aziatik është tejet i mbushur me këtë lloj kafshe, e cila nuk konsumohet për mish nga banorët vendas hindu.

Është normale në këtë vend, që drejtuesit e mjeteve të presin edhe me orë në trafik, pasi një lopë është duke fjetur në asfalt dhe jo vetëm.

Banorët mysliman shpesh bien pre e dhunës kur blejnë lopë për t’i konsumuar.

Në Indi, nuk është e çuditshme që industria farmaceutike merret ekskluzivisht, po me lopët.

Madje, urina e kaut shitet njësoj si uthulla apo produkte të tjera, vetëm se atje shërben si medikament mjekësor.

Një klip i tv të Katarit, “Al Jazeera” tregon se si shpërndahet nëpër shishe urina e lopës dhe banorët pretendojnë se ajo shëron verdhëzën, hepatitin B, diabetin dhe sëmundje të tjera kronike. Kërkimet për urinën e lopës nisën në vitin 1994.

“E kam ndërtuar me duart e mia këtë fabrikë. Ne gjithashtu, bëjnë plehra organike, antiseptikë dhe antibiotik. Ne bëjmë ilaçe vetëm nga urina e lopës”, thotë një “prodhues”.

Ata pretendojnë se gazrat e emetuara nga urina e lopës dhe bajgat janë kundër rrezatimit atomik dhe mund të jetë kurë e mirë kundër kancerit.

Sipas tyre, kjo mund të sjellë një revolucion të madh.