Transmetuar më 09-08-2017, 22:55
Publicitet

Një ekip astronomësh dhe artistësh kanë realizuar modelin 3D të Hënës në mënyrën më perfekte të bërë ndonjëherë.

Lunar është një Hënë e vërtetë e bërë nga teknologjitë më të sofistikuara të printimit 3D, e gjithë kjo teknologji bazohet nga të dhënat satelitore të mbledhura nga orbita Lunar që është zbuluar nga NASA.

Modeli i ndërtuar është në shkallën  1: 28.969.000 dhe ka një saktësi prej 0.006mm për piksel, më e sakta e ndërtuar ndonjëherë.

Ju mund të lidhni telefonin tuaj me aplikacionin e veçantë që është krijuar dhe mund të fokusoni hënën dhe të merrni informacion të madh shkencorë dhe lajme historike për pjesën e yjeve të shfaqura në ekran.

Projekti është hartuar nga një ekip astronomësh, projektuesish, inxhinierësh dhe artistësh. Modeli është i disponueshëm më 3 madhësi me rreze 3.8 dhe 12 cm dhe mund ta rezervoni duke filluar nga 49 dollarë, shkruan Scan. Për të mare modelin më të madh të teknologjisë me informacione më të mëdha dhe imazh me të qartë mund të paguani plotë 500 dollarë.

Qëllimi i Lunarit është t’u ofrojë të gjithëve mundësinë për të vëzhguar satelitin tonë si dhe për të zbuluar sekretet që mbart, por edhe për t’u sjellë të rinjve dhe të rriturve zbulimin e hapësirës falë teknologjisë.

Loading...