Transmetuar më 09-08-2017, 15:30

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë të shkallës rihter, shkaktoi një tragjedi të vërtetë në Kinë. 19 persona humbën jetën dhe 250 të tjerë mbetën të plagosur, ku mes tyre 40 janë në gjendje kritike.

Tërmeti i fuqishëm goditi provincën kineze të Sichuan, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërkohë që shumë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Lëkundjet e fuqishme u shënuan mbrëmjen e së martës, ku ishin rreth 100 në total, por me intensitet më të ulët në raport me të parin që shkaktoi bilancin tragjik.

Zona më e goditur siç raporton noa.al, është konte e Jiuzhaigou, e famshme për parkun kombëtar me kaskada dhe formacione karstike, ku gjatë së martës u vizitua nga mbi 34 mijë vizitorë.

Mësohet se gjashtë nga viktimat ishin vizitorë në parkun turistik. /a.y/noa.al