Transmetuar më 09-08-2017, 14:57

Egla Harxhi, ish-Miss Albania ka qenë e ftuara e fundit për këtë sezon të “INterview”, së bashku me dy personat e saj të zemrës, Ale dhe Alesia, që plotësojnë trekëndëshin e saj të dashurisë.

Duket e pazakontë, por fëmija që po pret Harxhi do të ketë dy nëna të paktën nga ana shpirtërore, pasi formalisht nuk lejohet kjo gjë.

Ish-Missi ka rrëfyer se e ka zgjedhur emrin që do t’ia vendos fëmijës së saj, të cilin do ta quajë Lucifer. Sipas saj, kjo në fakt ka qenë një zgjedhje e nënës së Ales. Po ashtu tre personazhet kanë rrëfyer jetën e tyre së bashku, dhe sesi ata gjejnë harmoninë treshe.

Për Eglën gjithçka është një trekëndësh dhe kur vjen fjala tek zgjedhja ajo nuk mund të bëjë dallime mes Ales dhe Alesias.

Ndërkohë që plane për një fëmijë tjetër nga ana e Alesias, vajzës nga Vlora, ende nuk ka pasi sipas dy vajzave ato do të duhet të rrisin fillimisht fëmijën e tyre të parë, që do të jetë djalë. Partnerja e Eglës deri më tani nuk ishte shfaqur në media dhe ashtu siç e përshkruajnë dhe dy partnerët e saj ajo është e brishta e historisë.

Ish-Missi rrëfen gjithashtu se shtatzënia e ka ndryshuar mjaft, dhe nga një gjumashe tashmë është ajo e para që zgjohet çdo mëngjes dhe përgatit kafen për dy të tjerët që qëndrojnë akoma në krevat.

Ish-Miss Albania në pritjen e ëmbël, fëmija i saj do ketë dy nëna

Miss Albania në rrëfim të sinqertë: Jam e fiksuar për seks treshe dhe...

Ish- Miss Shqipëria deklaron se pëlqen dhe femrat dhe meshkujt