Transmetuar më 09-08-2017, 14:11

Kreu i PR-së, deputeti Fatmir Mediu argumenton sot me radhë të gjitha detyrat që duhet të bëjë opozita dhe i sugjeron Bashës se ai duhet të shkëpusë çdo lidhje me kryeministrin Rama.

Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, Mediu thotë prerë se Basha duhet të tërheqë të gjithë ministrat teknike nga qeveria.

“Basha duhet urgjentisht te shkepuse cdo lidhje qe ka me Ramen nepermjet presences se ministrave teknik, kjo e ben opoziten te papranueshme, qesharake dhe kompromentuese

Sado i drejte te jete argumenti per te ndertuar nje raport per zgjedhjet, ata mund ta kryejne kete pune duke mos qene minstra ne bashkepunim strukturat qe u moren me zgjedhjet Ne 12 qarqet apo prane cdo kandidati”, shkruan ndër të tjera Mediu.

Postimi i Mediut

Të dashur miq Opozita nuk emerohet ajo është përfaqesuese e vullnetit të qytetarëve të cilët nuk e kanë pranuar dhe nuk pranojnë qeverisjen e Ramës.

Opozita duhet të këtë në vleresimin e saj jo vetëm ata qytetarë që votuan për të, por ata që nuk u binden prej saj për ta mbeshtetur atë duke bërë që në të marim me pak vota se 2013 dhe ne duhet të analizojme të gjitha arsyet pse?

Opozita duhet të vleresojë dhe përfaqësojë dhe atë pjesë të elektoratit që ka kohë që nuk voton sepse ka humbur besimin në lirinë e votës dhe mundesinë e ndryshimit nëpërmjet votës, apo që politika përfaqëson interesat dhe i shërben njerëzve.

Opozita nuk është vetëm protestë karshi së keqes, por dhe alternativë zgjidhje e cila nuk mer formë dhe kuptohet në një muaj fushate.

Opozita si në parlament dhe jashtë saj duhet të organizohet për të denoncuar keq qeverisjen dhe të angazhojë grupe të rinjsh për të hulumtuar dhe prezantuar idetë e djathta

Opozita jonë duhet të dalë nga populizmi i pavlerë dhe të demonstrojë qartë se është e djathta dhe përfaqeson interesat më të mira të Shqiperisë dhe shqiptarëve.

Opozita duhet të ngrihet fort kundër politikave alla Hugo Caves të Edi Ramës” siç janë ato të demokracisë popullore të shoqëruar me struktura të organizuara të krimit dhe trafiqeve në çdo bashki të lidhura me pushtetin.

Opozita ndërtohet duke bindur shqiptarët se ndryshimi nuk vjen duke pritur që të ndryshoje shoqeria si è tërë, por duke ndryshuar secili prej nesh, me bindjen se ne jemi të parët dhe jo qeveria.

Opozita duhet të gjejë rrugën për të zgjuar koshiencën qytetarë dhe shpresën se ky vend ka të ardhme.

Basha duhet urgjentisht të shkepusë çdo lidhje që ka me Ramën nëpërmjet presencës së ministrave teknik, kjo e bën opozitën të papranueshme, qesharake dhe kompromentuese.

Sado i drejtë të jetë argumenti për të ndërtuar një raport për zgjedhjet, ata mund ta kryejnë këtë punë duke mos qenë minstra në bashkëpunim strukturat që u morën me zgjedhjet në 12 qarqet apo pranë çdo kandidati.

Mjafton po ashtu fakti që të analizohen filmimet e numërimeve të disa qarqeve për të parë se forca e parasë dhe krimit është më e fortë se politika dhe shteti, dhe njekohesisht ortake e pushtetit të Ramës.

Çdo opozitë që krijon mëdyshje, paqartësi dhe mungesë transparencë në opinionin publik është e prirur të deëhtojë.