Transmetuar më 09-08-2017, 13:55

Një moment i pazakontë i ka ndodhur yllit portugez të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Gjatë kohës që ka qenë duke qëndruar në hotel në Shkup para se të zhvillohej ndeshja e Superkupës së Europës mes Realit të Madridit dhe Manchester United.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, mendohet se Ronaldo ka kërkuar qetësi në hotelin “Aleksander Palace” sepse në hotel ka qenë duke u zhvilluar ceremonia e një dasme shqiptare.

Duke pasur parasysh se sa të zhurmshme janë dasmat shqiptare, Ronaldo ka kërkuar qetësi.

Informacioni mësohet se është marrë nga burime brenda hotelit, por gjithsesi mbetet i pakonfirmuar.