Transmetuar më 09-08-2017, 11:49

Stomaku reagon në mënyra të ndryshme ndaj ushqimeve të caktuara kur ai është bosh. Disa ushqime të shëndetshme nuk mund të hahen në këtë rast.

Ato mund të shkaktojnë diarre, dhimbje stomaku dhe shqetësime të tjera. Mësoni se cilat ushqime duhet dhe nuk duhet të hani me stomakun bosh.

1. Shmangni domatet

Ngrënia e domateve me stomakun bosh rrit aciditetin e tij dhe shkakton ulçerën.

2. Shmangni kafen

Pirja e kafesë apo çajit me stomakun bosh mund të shkaktojë përzierje. Gjithashtu, ajo mund të nxisë aciditetin e lartë të stomakut.

3. Shmangni qitron (fruta të ngjashëm me të)

Portokalli, limoni dhe qitro mund të shkaktojnë shumë probleme te njerëzit me inflamacion të ulët në ezofag.

4. Shmangni pijet me sheqer

Pijet me sheqer, përfshirë lëngjet nxisin dëshirën për të ngrënë.

5. Shmangni kosin

Kosi përmban shumë acid dhe i bën shumë keq stomakut nëse e përdorni në mëngjes.