Transmetuar më 09-08-2017, 11:34

Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, vazhdon të bëjë opozitë me poezi, duke përzgjedhur vargje domethënëse sipas tij, që i shkojnë për shtat situatës së vendit.

Pas Jorgo Bllacit dje, sot ka zgjedhur Migjenin dhe ka shpjeguar edhe arsyen pse:

"Kjo është Shqipëria jonë sot nën peshën e indiferencës shtetërore dhe ecjen kuturu dhe pa drejtim drejt theqafjes. "Deri kur kështu ma…" thoshte Migjeni i madh", shkruan Vasili dhe radhit më poshtë, vargjet.

Migjeni

Nën Flamujt e Melankolisë

Në vendin tonë  kudo valojnë  flamujt e një melankolie  të trishtueshme…  …dhe askush s’mund të thotë  se këtu rron  një popull që ndërton  diçka të re.

Aty këtu në hijet 

e flamujve  mund të shifet  një mund, një përpjekje  e madhe përmbi vdekje  për të pjellë diçka të madhe,  për të qitë në drite një xhind!

Por,(o ironi) 

nga ajo përpjekje lind  vetëm një mi.  Dhe kështu kjo komedi  na plas diellin e gazit,  na prej marazit  pëlcasim.

Ne pragun e çdo banese 

ku ka ndonjë shenjë jetese  valon nga një flamur  melankolie të trishtueshme.