Transmetuar më 09-08-2017, 11:19

Një automjet ka shtypur një grup ushtarësh francez në Levallois-Perret, në periferi të Parisit.

Sipas të dhënave të mediave ndërkombëtare bëhet fjalë për të paktën 6 ushtarë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të makinës në arrati, por ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një akt të planifikuar apo jo.

Prefektura e Parisit ndërkohë, bëri të ditur se “për momentin bëhet fjalë për një incident, dhe ka nisur hetimi”. Për kryetarin e bashkisë së Levallois, Patrick Balkanybëhet fjalë për një “akt të qëllimshëm”.

Franca ndodhet në gjendje emergjence që nga nëntori i 2015 kur nga disa sulme terroriste mbetën të vrarë qindra persona.