Transmetuar më 09-08-2017, 08:55

Urimin për një ditë të mbarë për të gjithë shqiptarët, kryeministri Edi Rama e ka bërë sot me pamje nga Kalaja e Gjirokastrës.

"Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje fantastike të Gjirokastrës", shkruan Rama.

Por komentuesit dalin drejt e në temë duke i kujtuar kryeministrit Rama hallet e tyre, zonat ku mungojnë investimet dhe një problem shumë shqetësues siç janë zjarret, prandaj e ftojnë të dalë në punë.

Komentet

1. Shqiptarët e Shqipërisë duan punë dhe bukë me ngrenë se po vuajnë shumë o gjigant… Nuk duan pamje… Ditë te këqija po vijnë për Shqipërinë…

2. O vëlla, po bëj një ditë pushim të keqen, se më je bërë si zilja telefonit, mëngjes për mëngjes më bën zgjimin.

3. Kryeministër dil shiko pak Himarën dh Ksamilin që 4 vite as një gjë nuk është përmirësuar si i kemi lën këto rrënoja para 4 viteve në Himarë dhe Ksamil ashtu i gjetëm prapë.

4. Ti meru me fotot, Shqipëria digjet… hajde kryeministër hajde, vendin e udhëheqin ministrat teknik… sikoni si drejton Rama, populli tregon hallet…ai tregon fotot patjetër ato të shout, jo fotot ku vatrat e zjarrit po djegin.