Transmetuar më 08-08-2017, 22:51

Skuadra e Real Madridit është fituesja e superkupës së Europës për vitin 2017.

Madrilenët mposhtën gjatë mbrëmjes së sotme skuadrën angleze të Manchester United me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë e takimit Real Madrid-Manchester United, është mbyllur në avantazh me rezultatin 1-0 në favor të spanjollëve.

Goli i parë për Real Madridin u shënua nga Casemiro në minutën e 23’ të takimit.

Në pjesën e dytë ishte sërish gjiganti spanjoll që shënoi duke dyfishuar epërsinë me golin e spanjollit, Isco 52’.

Manchester United ngushtoi diferencën me anë të Lukakut në minutën e 62’, ndërsa ky rezultat mbeti deri në fund të ndeshjes.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Arena Shkup” të Maqedonisë./a.k/noa.al/

Më poshtë keni golat: