Transmetuar më 08-08-2017, 22:05
Publicitet

Paolo Maldini është një legjendë e Milanit dhe e kombëtares italiane.

Gjatë periudhës që ai luajti futboll rrëmbeu shumë zemra dhe u bë idhull për shumë njerëz në Itali, vendin tonë e mbarë botën.

Ai aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me familjen e tij.

Ai së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook ku e shoqëron me një mbishkrim:

“Përfundimisht kam humbur të gjitha superfuqitë e mia”.

Ndoshta është një shaka e tij, megjithatë vitet kalojnë pa u ndier.

Sodoqoftë Paolo Maldini mbetet një legjendë e kalibrit botëror për këdo që e pa duke luajtur./a.k/noa.al/

Loading...