Transmetuar më 08-08-2017, 21:46

Pjesa e parë e takimit Real Madrid-Manchester United, është mbyllur në avantazh me rezultatin 1-0 në favor të spanjollëve.

Goli për Real Madridin u shënua nga Casemiro në minutën e 23’ të takimit.

I njëjti lojtar goditi edhe shtyllën në minutën e 15’.

Takimi Real Madrid-Manchester United, luhet për superkupën e Europës.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Arena Shkup” të Maqedonisë.

Skuadrat zbritën në fushë me këto lojtarë:

Real Madrid: Keylor; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, Isco; Bale, Benzema.

Manchester United: De Gea, Valencia, Lindelof, Smalling, Darmian, Matic, Herrera, Pogba, Mikhitaryan, Lingard, Lukaku./a.k/noa.al/