Transmetuar më 08-08-2017, 11:31

Kanë kaluar thuajse 16 vjet por nga disa analiza të kryera në mënyrë të vazhdueshme, është bërë e mundur që të identifikohen mbetjet e një prej viktimave të atentatit terrorist të kullave binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 11 shtator të vitit 2001.

Është kjo ajo që është publikuar nëpërmjet një deklarate nga ana e një mjeku ligjor në New York, por që gjithsesi nuk është bërë me dije emri i viktimës, pas kërkesës së familjarëve.

Bëhet fjalë për identifikimin e parë, pas atij që u bë së fundmi në mars të vitit 2015.

Ndërkohë mjekët ligjor po mundohen që të identifikojnë që të gjithë 2753 personat që humbën jetën nga shembja e kullave binjake, duke përdorur analizën e ADN-së.

Deri më tani nëpërmjet fragmenteve kockore janë identifikuar 1641 viktima.

Megjithatë mbetet ende një 40% e viktimave të cilët duhen identifikuar. /a.y/noa.al