Transmetuar më 08-08-2017, 08:42

Brigitte Macron nuk do e ketë statusin e “zonjës së parë” të Francës. Është kjo ajo që komunikon televizioni informativ francez Bfmtv.

Dy javë më parë nisi një peticion online ku u mblodhën 220 mijë firma për të kundërshtuar statusin e zonjës së parë, pozicion, i cili kërkon buxhet enkas dhe bashkëpunëtor.

Gjatë fushatës elektorale, Presidenti Emanuel Macron kishte deklaruar se në rast fitoreje, e shoqja do të mbulonte një rol publik, pa marrë asnjë shpërblim.

Por gjatë dy javëve të kaluara, shoqata “Egalitè Nationale”, e drejtuar nga Thierry Paul Valette, nisi një peticion ku u mblodhën 220 mijë firma kundër statusit të zonjës së parë për Brigitte Macron.

Ky peticion ngjalli debat në Parlament, lidhur me miratimin e ligjit për jetën publike të zyrtarëve të lartë, dhe nevojën për transparencë.

Mes masave të këtij ligji është edhe ndalimi i punësimit të familjarëve të deputetëve. /a.y/noa.al