Transmetuar më 07-08-2017, 09:11

Sapo kishte zbuluar se ishte shëruar përfundimisht nga kanceri dhe vendosi që të festonte me miqtë e tij.

Adam Fenton, 31 vjeç, gjeti vdekjen në mënyrë të mistershme, vetëm tre javë pasi zbuloi se nuk ishte më sëmurë.

Për muaj me radhë, i riu anglez, u ishte nënshtruar cikleve të gjata kimioterapie, por më në fund i’a doli të fitojë betejën e tij me sëmundjen.

Mbrëmjen e 28 korrikut, vendosi të festojë me miqtë, por teksa e fejuara me të cilën ka dy fëmijë, nuk po e shihte të kthehej në shtëpi, lajmëroi policinë, e cila e gjeti të vdekur në plazhin Newquay, në Angli.

Vdekja e Adam mbetet e veshur me mister, ndërkohë që policia po heton për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, shkruan noa.al.

Familja e përjashton kategorikisht pistën e vetëvrasjes, “Nuk mund kurrsesi të jetë vetëvrarë, pasi bëri gjithçka për t’i shpëtuar vdekjes”.

Edhe miqtë e tij thonë se janë befasuar nga vdekja e Adam, duke thënë se e kishin përshëndetur dhe më pas e panë teksa largohej, duke u thënë se do kthehej në shtëpi. Por ajo që ka ndodhur me të, mbetet një mister i vërtetë. /a.y/noa.al