Transmetuar më 07-08-2017, 08:58

Kryeministri Edi Rama në vijim të promovimit të vendeve turistike, mëngjesin e kësaj të hëne është ndalur në bukuritë e veriut të vendit.

Ai ka publikuar disa fotografi në Facebook, nga zona e Komanit.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Lumi i Shalës në Koman”, shkruan Kryeministri.

Por kaq ka mjaftuar që komentuesit t’i kthehen kundër me komente nga më të ndryshmet.

“Aty e kemi mendjen o Rama te pamjet e tua, jepi punë njerëzve ore punë se e le popullin si mos më keq, po leri pamjet e tua”, shkruan një komentues.

Ndërkohë një tjetër thotë “Filloni tani ngrini çmimet për gjithçka me pretekstin e Rilindjes Urbane. O shoku shiko ujësjellësat se po thahemi për një pikë ujë”.

Por komenteve nuk u ka munguar as ironia lidhur me situatën e zjarreve në vend, ku një ndjekës i shkruan kreut të qeverisë, “Nuk qenkan djegur akoma këto pyjet”. /a.y/noa.al