Transmetuar më 06-08-2017, 12:39

Kjo është java botërore e të ushqyerit të foshnjave me gji dhe tema e këtij viti është që të nxisin nënat që të mos përdorin qumështin artificial.

Ekspertët thonë se krijimi i një zinxhiri mbrojtës që nëna ta ushqejë fëmijën me gji sa më mirë dhe sa më gjatë është shumë i rëndësishëm. Po, Shqipëria si paraqitet në këtë drejtim?

“Shifrat janë inkurajuese, kemi rritje. Nga 11% që e kemi nisur në 98 kemi arritur në 39 % që është te mesatarja globale, por duhet të jenë 40%”, shprehet Mirela Dibra, eksperte e të ushqyerit me gji.

Këtë vit është vënë theksi te rritja e vëmendjes për të mbështetur nënën dhe fëmijën, duke filluar nga trajnimi i personelit shëndetësor deri te krijimi i kushteve në ambientet e punës

“Dy janë aspektet e rëndësishme për ta mbrojtur ushqyerjen me gji. Nxitja e nismës spital-mjek i fëmijës që është përhapur në shumicën e materniteteve të vendit”, thotë Dibra.

Por, sipas ekspertëve, nga mos ushqyerja e foshnjës me gji nuk humbet vetëm fëmija, por edhe nëna.

Doktoreshë Dibra thotë se nëna përjashtohet nga benefite, si: Reduktimi i mundësisë për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe nga diabeti. Megjithatë humbje shënohen edhe në ekonomi si dhe rritet vdekshmëria foshnjore, transmeton ‘Tch’.

“Humbjet ekonomike janë 4.8 milionë dollarë në vit”, thotë ekspertja.