Transmetuar më 06-08-2017, 12:08

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka një falënderim të veçantë për homologun grek, pas përgjigjes për ndihmë për shuarjen e zjarreve, të cilët prej afro një muaji kanë përfshirë vendin.

“Mirënjohës për Nikos Kotzias dhe qeverinë greke në sigurimin e ndihmës së konsiderueshme gjatë përpjekjeve tona për të shuar zjarret në jug të Shqipërisë”, ka shkruar Bushati në Twitter.

Qeveria greke reagoi pozitivisht ndaj kërkesës së MPJ shqiptare për ndihmë.

Athina dërgoi dy avionë, të cilët prej tre ditësh janë angazhuar në zonat e jugut të Shqipërisë, për të shuar vatrat e zjarreve,

Edhe gjatë ditës së sotme, bazuar në të dhënat e Emergjencave Civile, shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë agresive. /a.y/noa.al