Transmetuar më 05-08-2017, 23:03

Ky është horoskopi për ditën e diel 6 gusht 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Më në fund do e përmirësoni situatën tuaj në çift sot dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen së bashku. Ata që e kanë partnerin/en të shenjës së bricjapit do marrin edhe një surprizë të këndshme. Beqarët do kenë mundësi për takime, por nuk do preferojnë të dalin. Financat do jenë të kënaqshme dhe nuk di keni probleme.

Demi 

Ditë mjaft problematike kjo për ata që janë në një lidhje. Do ndikoheni shumë nga ato që do iu thonë të tjerët pa menduar se ata mund t’iu kenë inat dhe duan t’iu futin në grindje. Beqarët do jenë shumë të qartë për atë që duan të bëjnë dhe do arrijnë ta joshin personin e duhur. Financat më në fund do stabilizohen dhe ju do jeni më të qetë.Binjakët

Ditë e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do debatoni për gjithçka me partnerin/en dhe nuk do toleroni aspak. Po vazhduat në këtë rrugë shumë shpejt do i jepni fund lidhjes që keni krijuar. Beqarët do kenë takime, por nuk duhet t’iu besojnë të gjithë personave që do i joshin. Financat do jenë më të stabilizuara se kohët e fundit.Gaforrja

Të dy me partnerin/en do mundoheni ta ndryshoni rutinën e jetës suaj në çift gjatë kësaj dite. Nëse flisni hapur dhe diskutoni për gjithçka do e arrini gjithçka më shpejt. Beqarët nuk do kenë kohë për t’ia kushtuar dashurisë dhe do mbeten sërish të vetmuar. Financat nuk do jenë të mira, kujdes me shpenzimet.

Luani

Do dashuroheni në mënyrë të çmendur sot, por e rëndësishme është që ju të dy të ndiheni sa më mirë të jetë e mundur. Mos dëgjoni aspak opinionet e të tjerëve, por bëni atë që mendoni. Jeta sentimentale e beqarëve mund të marre një kthesë të re. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni të matur nëse nuk doni të përballeni me probleme.

Virgjëresha

Do bëni çmos gjatë kësaj dite që ta përmirësoni jetën tuaj sentimentale dhe me pak mund do ia dilni mbanë. Mos kërkoni menjëherë që marrëdhënia të kthehet si dikur, por hidhini hapat një e nga një. Beqarët do fillojnë aventura të këndshme dhe emocionuese. Në planin financiar duhet të mos nxitoheni për asgjë sepse gabimi më i vogël do sjellë probleme.

Peshorja

Surprizat do jenë të shumta në jetën tuaj sentimentale gjatë kësaj dite dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme gjithashtu. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit. Beqarët do vazhdojnë të ëndërrojnë ende për princin e kaltër, por sërish nuk do e gjejnë atë. Të ardhurat do vijnë duke u pakësuar, kujdes.

Akrepi

Marrëdhënia në çift do ecë në rrugën e duhur gjatë kësaj dite. Do i tregoni partnerit/es edhe një sekret që ka lidhje me jetën tuaj familjare dhe kjo do iu lidhë akoma më shumë. Beqarët do kenë mundësi të shumta për takime. Ne planin financiar do e dini mirë sa të shpenzoni në mënyrë që të mos tronditni buxhetin.

Shigjetari

Ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Edhe beqarët do jenë të shpërqendruar dhe nuk do e gjejnë personin e tyre ideal. Sektori i financave do jetë i mbrojtur. Shpenzoni kryesisht për gjërat më të nevojshme.

Bricjapi

Pasioni do jetë i zjarrtë gjatë kësaj dite për ata që janë në një lidhje. Do kaloni momente të mrekullueshme me atë që keni në krah dhe do dëshironi që të mos largoheni prej tij për asnjë çast. Beqarët do jenë të turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë që do iu jepen. Në planin financiar duhet të bëni kujdes. Po e tepruat me shpenzimet do keni vështirësi më vonë.

Ujori

Ditë e ndërlikuar dhe problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini aspak dakord me atë që keni në krah dhe situata do ndërlikohet mjaft. Beqarët do jenë tërheqës dhe joshës në të njëjtën kohë, prandaj do kenë edhe fat në dashuri. Financat duan më tepër vëmendje.

Peshqit

Nuk do jeni aspak në humor sot dhe herë pas here do debatoni me atë që keni në krah. Mos ia hidhni për çdo gjë fajin atij/asaj sepse edhe durimi e ka një kufi. Beqarët do kenë mundësi veçse për aventura kalimtare, asgjë më tepër sesa aq. Në planin financiar gjërat do shkojnë më mirë se disa ditë më parë. /b.l/noa.al/