Transmetuar më 05-08-2017, 22:47

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson arritje të shqiptarëve të Maqedonisë ligjin për gjuhën shqipe por edhe arritje të demokracisë së këtij vendi.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se “qeveria e re e Maqedonisë, në përputhje me marrëveshjen paszgjedhore me forcat politike kryesore të shqiptarëve të Maqedonisë, miratoi mbrëmë ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin e kësaj republike si gjuhë zyrtare të saj.

Sipas Berishës, “kjo është një arritje për forcat politike dhe shqiptarët e Maqedonisë, të drejtat e tyre por dhe mbarë kombin tonë si dhe për shoqërinë dhe shtetin e këtij vendi”.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Ligji per gjuhen shqipe, nje arritje e merituar e shqiptareve te Maqedonise por edhe e demokracise te ketij vendi!

Te dashur miq, qeveria e re e Maqedonise, ne perputhje me marreveshjen paszgjedhore me forcat politike kryesore te shqiptareve te Maqedonise, miratoi mbreme ligjin per perdorimin e gjuhes shqipe ne te gjithe territorin e kesaj republike si gjuhe zyrtare te saj.

Kjo eshte nje arritje per forcat politike dhe shqiptaret e Maqedonise, te drejtat e tyre por dhe mbare kombin tone si dhe per shoqerine dhe shtetin e ketij vendi. Me kete rast, le te urojme ne te dashur miq te gjithe ata qe bene te mundur miratimin e e ketij ligji! Ketu me poshte keni njoftimin e portalit Tetova Sot per kete çeshtje. sb

"Ja çfarë përmban Ligji për gjuhën shqipe

05/08/2017

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kështu propozim ligji në fjalë që ishte pjesë e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeveritarë mori dritë jeshile dhe si i tillë do të dërgohet në Kuvend për procedurë të mëtejme.

(1) Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

(2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuhë shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabet i saj, në përputhshmëri me ketë ligj.

(3) Në të gjitha organet të pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përskaj gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj.

Megjithatë sipas Ligjit në fjalë shqipja nuk përdoret në bankënota, por vetëm simbolet e kultit ku do të reflektojnë edhe ato shqiptare ndërsa sa u përket uniformave te uniformat do jenë në shqip atje ku janë 20% shqiptarë, por jo edhe në uniformat e ushtrisë, njofton alsat.

Ligji sipas gjitha gjasave do të shkoj edhe në Komisionin e Venedikut edhe përkundër që partnerët e koalicionit qeverisës janë ta ndarë nëse Ligji si tërësi do të shkojë në Komision, apo vetëm pjesë të saj. Jozyrtarisht bisedimet janë fokusuar në bankënotat dhe uniformat në dy gjuhë edhe pse nga gjë e tillë përpara formimit të Qeverisë së Re partnerët e koalicionit kishin hequr dorë."-/a.k/noa.al/