Transmetuar më 05-08-2017, 21:20
Ylli portugez Cristino Ronaldo është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Real Madridit.
Ronaldo rikthehet në stërvitje pas zërave që ai mund të largohet nga klubi spanjoll.
Futbollisti i njohur ka zhvilluar seancën stërvitore normalisht edhe pse ishte dita e tij e parë me shokët e skuadrës.
Portugezi ka shfrytëzuar pushimet e tij duke u stërvitur i vetëm gjë që e ka treguar nëpërmjet rrjeteve sociale.
Gjatë ditëve që lamë pas Cristiano Ronaldo u përfol për një largim të mundshëm nga Real Madridi.
Disa zëra merkatoje e rikthenin atë në Angli, te skuadra ku ai ka luajtur edhe më parë, Manchester United./a.k/noa.al/