Transmetuar më 05-08-2017, 19:32

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në magjistralen Feriza-Shkup, konkretisht në dalje të fshatit Komogllav.

Mediat vendase shkruajnë se një automjet i tipit Golf 4 ka dalë nga rruga dhe më pas është rrokullisur duke dalë jashtë saj.

Nuk ka ende raportime për të lënduar nga ky aksident.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të japë më shumë detaje në vazhdim.

Për më shumë shihni fotot e aksidentit./a.k/noa.al/