Transmetuar më 04-08-2017, 22:47

Biznesmeni shqiptar nga Kosova Behxhet Pacolli ka rrëfyer një histori në lidhje me një pyetje që i bënte një miku i tij.

Në një postim në Facebook, Pacolli rrëfen se si një mik e kishte pyetur se përse nuk i bënte pushimet në ishujt Maldive.

Behxhet Pacolli ka dhënë këtë përgjigje: Unë u përgjigja se aty nuk flitet shqip.

Ai madje ka edhe një këshillë se “kushdo që të bëhesh, mos e harro kurrë atdheun tënd”.

Krahas postimi Behxheti ka publikuar edhe një fotografi nga bregdeti i jugut të Shqipërisë.

Postimi i plotë i Behxhet Pacollit:

“Me pyet një mik në Facebook pse nuk shkojë në ishujt Maldive për pushime. Unë u përgjigja se aty nuk flitet shqip. Kush do që bëhesh, mos harro kurrë atdheun tuaj. Një foto nga Jugu i Shqipërisë”./a.k/noa.al/