Transmetuar më 04-08-2017, 21:27

Skuadra e Interit ka bërë dy blerje cilësore në merkaton e verës duke transferuar lojtarët: 23-vjeçarin Dalbert nga Nice dhe futbollistin e talentuar turk të Borussia Dortmund, Emre Mor.

Braziliani 23-vjeçar i francezëve do të transferohet në “Giuseppe Meazza” për rreth 20 milionë euro, përfshi bonuset.

Përsa i përket futbollistit turk, ky i fundit do të vihet në dispozicion të trajnerit Spalletti në formë huazimi, me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro.

Ziklatërit kanë befasuar në këtë mënyrë Romën dhe Fiorentinën porsa i përket garës për transferimin e mesfushorit shtatshkurtër turk.

Në këtë mënyrë Inter shfaqet bujshëm në merkato teksa deri tani nuk kishte bërë ndonjë blerje të bujshme.

Me sa duket skuadra zikaltër kërkon të hyjë me pretendime serioze në “Serinë A” apo edhe në Europë për këtë sezon./a.k/noa.al/