Transmetuar më 04-08-2017, 18:59

Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar nga Kosova, Skënder Tafaj.

Ish aktori ka luajtur qindra role në Teatrin Popullor Krahinor deri para 25 viteve kur emigroi në Zvicër.

Mediat kosovare shkruajnë se Tafaj ishte i ndjekur nga UDB-ja për aktivitetet kombëtare në çëshjen e Kosovës.

"Era dhe Lisi", "Kur Pranvera vonohet", "E kafshoja terrin" janë vetëm disa nga filmat e njohur ku Tafaj kishte aktruar.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 16:00 në fshatin Isniq, ndërsa në orën 11 në Deçan do të mbahet një ceremoni përkujtimore.